Arbëri

Serbia ka injoruar bashkëpunimin ndërkombëtar me Kosovën për hetimin e vrasjes së Ivanoviqit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit bënë sqarim rreth deklarimit të ministres, në Ministrisë e Drejtësisë në Republikën e Serbisë, Nela Kuburoviq, e cila lidhur me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, ish kryetar i Iniciativës Qytetare (SDP) në Mitrovicë, ka deklaruar se për këtë çështje Prishtina ka refuzuar të kryejë veprimet hetimore bashkë me Beogradin.

Prokuroria e Shtetit, pas rastit të ndodhur, i ka paraqitur disa kërkesa organeve kompetente të Republikës së Serbisë, për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, por deri më tani kemi pranuar vetëm disa informacione, të cilat nuk janë thelbësore për ndriçimin e rastit, pasi ende nuk kemi marrë përgjigje lidhur me IMEI, SMS, hartografi, si dhe hyrje/dalje.

Gjithashtu, me qëllim të bashkëpunimit dhe ndriçimit të tërësishëm të rastit, njëra nga kërkesat është përsëritur, e që ka të bëjë me hyrjet/daljet dhe SMS-të e numrave, që kanë qenë në pronësi të viktimës, Oliver Ovanoviq.

Po ashtu, i pandehuri Millan Radoiçiq, është intervistuar nga organet shtetërore të Serbisë, pa kërkesë të Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës, ndaj të cilit është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, edhe përkundër faktit se në takimet zyrtare mes Policisë së Kosovës dhe Serbisë, Policia e Serbisë ka deklaruar se nuk e njeh të pandehurin Millan Radoiçiq, me arsyetimin se i njëjti është shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, pala serbe ka kërkuar dhe pranuar nga Policia e Kosovës, klonimin e gëzhojave nga vendi i ngjarjes, mirëpo Prokuroria e Shtetit ende nuk ka pranuar raport për këto ekzaminime.

Prokuroria e Shtetit edhe më tej është e gatshme për bashkëpunim me organet kompetente të Republikës së Serbisë dhe është e përkushtuar për ndriçimin e vrasjes së Oliver Ivanoviq.