Arbëri

Personat me aftësi të kufizuara ndihen të përjashtuar nga shoqëria

Personat me aftësi të kufizuara në Kosovë ndihen të përjashtuar nga e drejta për punësim, e drejta për arsim dhe jetë të pavarur - ata nuk janë të barabartë me pjesën tjetër të shoqërisë. Kështu është thënë të hënën në një konferencë të mbajtur nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Kryetari i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, ka kërkuar që të miratohet koncept-dokumenti i cili është iniciuar në vitin 2016 dhe është në përputhje të plotë me strategjinë e planit të veprimit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Bëj thirrje që urgjentisht ta aprovojnë atë koncept-dokument që i jep rrugë Draftligjit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Ky koncept-dokument do t’u jepte mundësi të gjithë atyre grupeve që aktualisht nuk kanë mbrojtje ligjore”, ka thënë Kadriu. Sipas tij, fatkeqësia më e madhe është se projektligjet ekzistuese nuk zbatohen si janë të parapara me procedura ligjore dhe se nuk ka arsim cilësor për personat me aftësi të kufizuara.

“Sa i përket të drejtës në shkollim, Ministria e Arsimit ka bërë hapa pozitivë, por ende ka mungesë të stafit profesional për të punuar me këtë kategori”, ka theksuar Kadriu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)