Bora rikthehet në Shqipëri

Bora rikthehet në Shqipëri

20 prill 2017 09:43

Masat e ftohta ajrore rikthyen reshjet e borës gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit të sotëm në zonat malore. Reshjet do të jenë të pranishme me intensitet të ulët deri në mesditë, në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë .

Kjo situatë meteorologjike u pasua nga rënie e ndjeshme e temperaturave ku sot termometri vlerën më të ulët e ka regjistruar me 0 gradë celsius në qytetin e Kukësit. Përveç Kukësit, reshje ka pasur në disa fshatra të Bulqizës, në zonat e thella malore të Malësisë së Madhe dhe Shkodrës, ku në Qafë të Thorës, po në zonën e Thethit, ka prani më të madhe bore, madje raportohet për segmente në këtë aks që janë vështirë të kalohen.

Reshjet e borës janë rikthyer në rajonin juglindor të vendit. Në dy fshatrat malore, Dardhë dhe Voskopojë, trashësia e borës ka arritur deri në disa centimetra. Në Voskopojë, trashësia ka arritur në 5 cm, ndërsa janë duke vazhduar reshjet. Në Dardhë, bora ka arritur 15 cm. Po punohet për pastrimin e rrugës së Dardhës.

Në Elbasan, në lartësinë mbi 1 mijë metra, në fshatrat e Librazhdit ka pasur reshje të pakta dëbore. Borë ka rënë edhe në zona të Gjirokastrës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme