Arbëri

Haradinaj njofton Këshillin Drejtues të partisë së tij me zhvillimet e fundit në vend

Këshilli Drejtues i AAK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike, duke përfshirë taksën në produktet serbe si dhe dialogun me Serbinë dhe gjasat e rifunksionalizimit të tij.

Kryetari i AAK-së, njëherësh Kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj i ka njoftuar anëtarët e Këshillit Drejtues të partisë së tij me “përpjekjet që po bën Qeveria e Kosovës Koalicionit në adresimin e temave të rëndësishme për qytetarët, duke ruajtur subjektivitetin, integritetin dhe sovranitetin e vendit dhe duke bërë të pamundurën që të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht bindjeve dhe përkatësive të tyre, të ndihen të barabartë”.

“Këshilli Drejtues i AAK-së në këtë mbledhje e ka liruar nga të gjitha përgjegjësitë politike në emër te Aleancës, anëtarin e deritashëm të saj, Ylber Bajra”, theksoi kjo parti në njoftimin për media.