Arbëri

“Komunat me zor drejt BE-së”, gjerësisht në të dielën me “Koha Ditore”

Sa i kanë përmbushur kriteret e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe në cilat sfera i kanë dështimet më të mëdha komunat e Kosovës për integrimet evropiane?

Kjo është njëra nga pyetjet e cila merr përgjigje në kryetemën e së dielës në “Kohën Ditore”, me titull “Komunat me zor drejt BE-së”.

Në intervistën e javës flet Besnik Vasolli, njohësi i integrimeve evropiane, i cili thotë se nuk mjafton që komunat t’i nisin reformat, por t’i zbatojnë plotësisht ato.

Lexoni edhe për reportazhin “Shtegtimi në krimet naziste”, i cili flet më shumë për qendrën e dokumentacionit në të cilën ndodhen edhe fjalimet e Hitlerit.

Nga bota, gjeni artikujt për jug-koreanët e stresuar të cilët zgjedhin burgun për pushim, e po ashtu edhe për Christopher Blair-in, njeriun që i ka dhënë fill fenomenit të “lajmeve të rreme”.

Rubrika ‘kosovarçe’ i kushtohet Merdares, fshatit që kurrë s’ka pasur shkollë, fëmijët e të cilit duhet të kalojnë kufirin për të shkuar në shkollën e fshatit më të afërt.

Nga sektori i kulturës, vjen një shkrim për kompozitoren franceze Françoise Choveaux, veprat e së cilës u interpretuan së fundi nga Filarmonia e Kosovës.

Gjithashtu, para se të mbërrini te faqet e sportit, gjeni shkrime edhe për filma e libra të rinj, trendet e muzikës dhe lajmet nga teknologjia.

Aty njoftoheni me yllin e ri të Bayernit i cili kërkon durim nga Kosova, e po ashtu edhe me vajzën e cila u lind trime, por ishte e pafat për të arritur nivelin për të cilin e kishte potencialin.

Njihuni edhe me 13-vjeçaren e cila e ka çuar tenisin kosovar në një nivel tjetër.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.