Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MASHT-i organizon prova për testin Pisa

Ministria e Arsimit ka filluar organizimin e provave për testin Pisa, që do të mbahet në disa shkolla të Kosovës.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri, Mevludin Krasniqi në një postim në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka treguar se pilotimi organizohet nga data: 19.04.2017 deri më 28.04.2017.

Rezultatet e publikuara të vlerësimit ndërkombëtar, PISA, në dhjetor të vitit të kaluar, Kosovën e nxorën në vendet e fundit të vendeve pjesëmarrëse.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Veprojmë sot, edhe për nesër!

Hapi i radhës, Pilotimi i testit PISA 2018.

Me qëllim të parapërgatitjeve, përmirësimit dhe domosdoshmërisë për ngritje të cilësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë/ Divizioni për Vlerësim Standarde dhe Monitorim kanë planifikuar realizimin e pilotimit të Testit PISA 2018.

Pilotimi organizohet nga data: 19.04.2017 deri më 28.04.2017.

Me rastësi (short) janë përzgjedhur për pilotim: në 17 komuna, 43 shkolla. Shkollat do të përfaqësohen me 53 nxënës, testit në këtë projekt do t'i nënshtrohen 2279 nxënës.

Komunat, shkollat dhe numri i nxënësve janë paraqitur në tabelën vijuese:

Image
Image