Arbëri

Blerjet deri në 175 euro nuk preken nga tarifa për importet nga Serbia dhe Bosnja

Qeveria e Kosovës ka njoftuar të gjithë qytetarët dhe posaçërisht banorët serbë në pjesën veriore, të cilët po protestojnë qe tri ditë kundër tarifës doganore, që ta shfrytëzojnë të drejtën ligjore për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina deri në vlerën 175 euro, shumë kjo për të cilën ata nuk detyrohen të paguajnë asnjë tarifë doganore.

Që nga vendosja e tarifës 100 për qind për prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnja, banorët serbë të pjesës veriore të Kosovës kanë protestuar dhe janë ankuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës ka vështirësuar furnizimin me produkte të nevojshme për jetë.

Megjithatë, vendimi i Qeverisë nuk prek blerjet që qytetarët i bëjnë për nevojat e veta deri në shumën 175 euro, që zbatohet edhe për blerjet nga vendet tjera, por prek vetëm importet e produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnja për qëllime tregtare.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë