Nëse diplomat do të publikoheshin në faqen zyrtare të Universitetit të Prishtinës do të ishte një hap karshi përmirësimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Dukagjin Pupovci nga KEC, në Rubikon të KTV-së, theksoi se kjo është premtuar nga rektori i Universitetit porse nuk është bërë diçka në këtë drejtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPupovci thotë se ekziston një numër i vogël i stafit akademik karshi numrit të madh të studentëve.
“Kemi numër të vogël të profesorëve karshi numrit të madh të studentëve. Kur vjen te një numër aq i madh i temave të diplomës, studentët apriori e dinë që profesori nuk do t’i lexoj ato tema dhe për këtë ata e përdorin këtë shpalljen e 70 eurove ose i marrin të shokëve”, ka thënë ai.
Pupovci thotë se me këtë dallim mes numrit të stafit në Universitetit në përpjesëtim me numrin e studentëve nuk mund të kërkohet cilësi e lartë dhe transparencë, me fokus në punimet e diplomës.
Arton Demhasaj nga ÇOHU thotë se pikërisht në fakultetin ekonomik e juridik ka numër tejet të vogël të profesorëve në lëndët profesionale të cilët kanë deri në 1000 studentë.
“Fakulteti ekonomik e juridik ka numër të vogël të profesorëve në lëndët profesionale e një profesor mund të ketë deri në 1000 studentë”, ka thënë Demhasaj.