Arbëri

Mustafa: Thaçit për shkëmbim territoresh po i ndihmon Qeveria dhe Kuvendi

Descriptive Text

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes Facebookut ka thënë se institucionet e vendit nuk po sillen me përgjegjësi ndaj gjendjes së krijuar në veri të Kosovës.

Mustafa ka thënë se me këtë papërgjegjësi, Qeveria e prirë nga Ramush Haradinaj dhe Kuvendi i Kosovës nga Kadri Veseli, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës.

“Sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit, pa marrë parasysh se çfarë deklaron Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe disa ministra, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës. Po shihet qartë se Presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve”, ka thënë Mustafa.

“Është e papranueshme që për efekte populliste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendit. Institucionet e tilla të papërgjegjshme duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen”, ka shkruar ai.