Arbëri

Arifi reagon ndaj kërkesës së Mogherinit për tërheqjen e taksës

Avni Arifi, shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka deklaruar pas përsëritjes së kërkesës nga Bashkimi Evropian për tërheqje të taksës ndaj mallrave serbe.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, sot tha se në një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar edhe njëherë heqjen e taksës.

Për këtë Arifi ka thënë se më shumë do të donte që Mogherini e ekipi i saj të ishin të mobilizuar për implementimin e marrëveshjes për energji, se që po kërkohen tërheqjen e taksës.

“Do të dëshiroja që Mogherini dhe ekipi i saj të ishin të mobilizuar për implementimin e marrëveshjes për energji, ashtu siç janë mobilizuar për hjekjen e taksës 100%. Befasuese të shohësh tērë këtë dinamikë, tërë këtë emocion në mbrojtje të interesave serbe. Fatkeqësisht, kjo qasje e njëanshme solli te dështimi i plotë i dialogut”, ka shkruar Arifi në Facebook.