Nis linja e autobusit Prishtinë - Aeroport Foto: Koha / ilustrim

Nis linja e autobusit Prishtinë - Aeroport

19 prill 2017 19:22

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka bërë të ditur se nga java e ardhshme pritet të nisë funksionimi i linjës së autobusit në relacionin Prishtinë-Aeroport.

Zharku ka thënë se për këtë çështje, brenda javës do të nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit me Aeroportin, raporton KTV.

Sipas tij, plani është që linja të jetë funksionale nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 23.00.

Ai ka thënë se vonesat në lëshimin e linjës kanë ndodhur për shkak të disa kushteve të sigurisë, që është dashur të plotësohen sipas kërkesës së ANP-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme