Arbëri

Meta dekoron ambasadorin amerikan Arvizu “Për Merita të Veçanta Civile”

Descriptive Text

Në një ceremoni solemne, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi sot Alexander A. Arvizu me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”.

Kreu i Shtetit shqiptar i akordoi ish-Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Titullin e lartë me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të tij të çmuar në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe në vijim si dhe për mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit”.

Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm personalitete të ndryshme të trupit diplomatik të akredituar në Shqipërisë, ish-Presidentë, ministra e deputetë, politikanë, intelektualë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjate fjales se mbajtur me kete rast, Meta ka nenvizuar nder te tjera se, “për reformën në drejtësi, që ka qenë kryefjala e viteve të fundit, do të theksoja në veçanti angazhimin e Tij jo shumë të dukshëm, por mjaft aktiv në detyrën e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit për çështjet e drejtësisë dhe të luftës kundër drogës.

Duke sugjeruar gjithmonë bashkëpunim dhe konsensus mes të gjitha palëve për realizimin e kësaj reforme madhore edhe gjatë dy vizitave të tij të kryera në Shqipëri.

Pa diskutim një kontribut i tij ka qenë ai i mbështetjes së vendit tonë edhe në kuadër të NATO-s”.