Arbëri

Limaj: Rivarrimi i Konushevcit e Malajt tregon se sa e vështirë ishte lufta jonë për liri

Foto: Koha

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosovës sot iu kthye heroi i Kombit, strategu i madh dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Ilir Konushevci.

Ai ka thënë se bashkë më të sot po rivarroset edhe dëshmori i Kombit, Hazir Malaj.

Limaj ka thënë se në prag të festave të Nëntorit, Ilir Konushevci do të rivarroset në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtareve të tij në Prishtinë.

“Rivarrimi i dëshmoreve të Kombit Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj na kujton edhe njëherë sa e vështire ka qenë lufta për lirinë e popullit të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.