Arbëri

Beqiri: Sa për Ramën, kufijtë do të na i bënin sallatë

Foto: Koha

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka komentuar deklaratat pompoze të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas mbledhjes të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, të hënën në Pejë.

Rama kishte thënë se nuk përjashton idenë për korrigjim kufijsh duke thënë se kushdo që e quan presidentin e Kosovës Hashim Thaçi tradhtar, është gomar.

Për këtë, Beqiri ka thënë se “sa për të dhe sojin e tij, kufijtë e Kosovës na i kishin bërë ‘sallatë’”.

“Ajo çfarë u pa nga takimi i djeshëm mes dy qeverive të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë urojmë të harrohet sa më shpejtë. Sjelljet dhe fjalët prej arroganti, e të papranueshme të “Padishahut” të vetëshpallur Rama, janë të tilla, sa herë vjen në Kosovë (besa edhe kur nuk është në Kosovë). Kjo nuk është hera e parë. Ata që kanë dashur ta shohin këtë, kanë mund ta shohin edhe herëve tjera. Nuk po i përsëris, unë kam thënë mendimin tim për të, për veprimet e tija skandaloze, nuk ia vlen më u marr me to. E këtyre zyrtareve tonë, zoti iu ndihmoftë...që nuk ishin në gjendje me ia ‘përplasë’ në fytyrë shumë gjëra atij, edhe pse i mungon fytyra por megjithatë është dashur të flasin, por kush?! Shpresoj që pas një dite, pasi kanë marrë pak frymë nga ‘puna’ e madhe që kanë bërë, i kanë pa sjelljet, fjalët, arrogancën, prepotencën. Kosovës më së paku i duhet mësim, nga ai që i ka punët PUS në shpi të vet. Sa për të dhe sojin e tij, kufijtë e Kosovës na i kishin bërë ‘sallatë’. Fjalori i tij më së miri tregon kush është ai, ia them apo jo me emër...” ka shkruar Beqiri në Facebook.