Arbëri

Për KFOR-in, mes Kosovës dhe Serbisë “në realitet nuk ka kufi”

Rezoluta 1244 nuk merret me definimin e kufirit me Serbinë, thotë komandanti i KFOR-it, gjeneral Salvatore Cuocci.

Në pjesën e dytë të intervistës për Kohën Ditore, ai thotë se kjo “është diçka që duhet natyrisht të qartësohet nëpërmjet dialogut”.

“Në realitet, ajo që do të ishte kufi (i Kosovës) me Serbinë është pjesë e marrëveshjes, e zgjidhjes që do të arrihej me Serbinë e që del nga dialogu, që del nga... kjo është kryesisht pjesë po ashtu e zgjidhjes dhe diskutimeve që do të ndërmerren përbrenda formatit të dialogut”, thotë gjenerali Salvatore Cuocci

KD: Si gazetar më duhet të gjurmoj pak më thellë. Nëse, për shembull, komandanti i KFOR-it, pas pesë vjetësh apo dhjetë, e merr një letër nga presidenti i Kosovës në të cilën thuhet: “Ju lutem, dorëzojuani pikat ushtarake kufitare forcave të FSK-së”, cila do të ishte përgjigjja e komandantit të KFOR-it, nëse asgjë nuk ndryshon për sa i përket mandatit?

Cuocci: Ekziston një obligim, e ky obligim sigurohet nga 1244-shi dhe po ashtu nga Kosova, me të cilën kemi një marrëveshje teknike në fuqi, kështu që në realitet nuk ka kufi dhe kjo është një çështje e madhe që e kemi...

Intervistën e plotë, realizuar nga Agron Bajrami, mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.