Arbëri

Thaçi takon sekretarin amerikan, Mike Pompeo

Departamenti amerikan i Shtetit përmes faqes zyrtare në Twitter ka njoftuar se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka pritur në takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Këtë pasdite, Sekretari Pompeo priti presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Departamentin e Shtetit”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, edhe Thaçi, po ashtu në Twitter, ka komentuar duke thënë se pati takim të shkëlqyeshëm me Pompeon.

“Kosova është e bekuar që ka pasur përkrahjen e Amerikës në të gjitha fazat e luftës sonë për liri dhe pavarësi. Tani jemi duke punuar bashkë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për të garantuar paqe dhe për garantimin e anëtarësimit të Kosovës në Kombe të Bashkuara, NATO dhe Bashkim Evropian”, ka shkruar Thaçi.