Arbëri

Dëmtohet portreti me fishekë i Adem Jasharit

Descriptive Text

Mozaiku i ndërtuar nga 200 mijë fishekë ku është bërë portreti i komandantit legjendar Adem Jashari është zbuluar në Prekaz në 20 vjetorin e rënies së tij më 5 mars të këtij viti.

Mozaiku, i ndërtuar nga Besart Gashi, është 25 metra katror dhe është punuar nga 200 mijë gëzhoja fishekësh.

Por ky mozaik tashmë është dëmtuar. KosovaPress ka marr pamje ku shihet dëmtimi i tij.

Prekazi, më 28 Nëntor pret vizitorë që vijnë për ta nderuar komandantin legjendar për festat e Nëntorit.