Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PD kundër shtyrjes së afatit të regjistrimit në KQZ

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, njëkohësisht bashkëkryetar i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhor, u shpreh sot kundër shtyrjes së afateve për regjistrimin në KQZ të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit, e kërkuar nga PS dhe LSI.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bylykbashi thotë se ky është një afat prekluziv dhe nuk mund të shtyhet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kush ju pengon të regjistroheni si koalicion? Askush. Kjo është një e drejtë jo një detyrim. Kaloi afati, humbet e drejta”, shkruan Bylykbashi në Facebook.

“Këta duan ta bëjnë Kodin Zgjedhor si atë paçavuren që bënë për “vitingun” ku nuk lanë procedurë e afat pa bërë çorap aq sa nuk merret vesh më llumi që kanë sajuar. Lodhu 10 vjet ne duke përmirësuar Kodin me konsensus, lodhu ODIHR duke rekomanduar të qartësojmë afatet. Të del Rama me Metën, e me një shkresë me dy firma hedhin në erë një Kod me 84 vota”, shprehet Bylykbashi.

KQZ, vijon deputeti demokrat, nuk e ndryshon dot ligjin dhe afatet e tij edhe sikur te votoje me 7 vota unanime.