Arbëri

PS e LSI kërkojnë shtyrjen e afatit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social Facebook, pas kërkesës së dorëzuar në KQZ nga PS dhe LSI për të shtyrë afatin e regjistrimit të subjekteve zgjedhore në KQZ dhe regjistrimin e koalicioneve.

“Kërkesa KQZsë është e koalicionit PS-LSI&Etj si shprehje vullnetmirë ndaj PD&Etj. Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë deri në fund”, shkruan Kryeministri Rama.

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i janë drejtuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)ku i kërkojnë shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve zgjedhore, pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Në një letër drejtuar KQZ-së, nënshkruar nga kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së dhe LSI-së, Gramoz Ruci dhe Luan Rama, thuhet se “Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera të Aleancës për Shqipërinë Europiane janë në përpjekje të vazhdueshme për të negociuar me opozitën, për të mundësuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë spektrit ekzistues politik të vendit në zgjedhjet për Kuvendin”.