Arbëri

Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe ka ftuar qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të që të organizojnë aktivitete për të ngritur ndërgjegjësimin e publikut për këtë problem.

Është tronditës fakti që një në tri gra ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së saj – një pandemi e përmasave globale.

Dhuna nuk është e pashmangshme dhe mund të parandalohet. Por kjo nuk është aq e drejtpërdrejtë sa çrrënjosja e një virusi. Nuk ka vaksina, medikamente apo shërim, dhe nuk ka asnjë arsye të vetme përse ndodh. Prandaj, strategjitë parandaluese duhet të jenë me ndërhyrje të shumta dhe të ndërmerren paralelisht, në mënyrë që të kenë efekte afatgjata dhe të përhershme.

Studime të shumta kanë provuar se cilat ndërhyrje janë efikase për të parandaluar dhunën – nga mobilizimi i komunitetit për të ndryshuar normat shoqërore, tek ndërhyrjet gjithëpërfshirëse në shkolla që synojnë stafin dhe nxënësit, fuqizimi ekonomik së bashku me trajnimin për barazi gjinore.