Arbëri

"Kosova është shteti më pro amerikan në botë"

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës së Falënderimeve, bëri pritje për nder të miqve amerikanë, që shërbejnë në Kosovë.

“Kjo ditë e shënuar është rasti më ideal për të qenë bashkë dhe për të shprehur falënderimin për gjithçka që amerikanët kanë bërë për ne. Shtëpia jonë përherë do të jetë shtëpi e miqve tanë. Zoti e bekoftë Amerikën, Kosovën dhe të dy popujt!”, tha Haradinaj.

E kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar të premten pasdite të gjithë diplomatët dhe ushtarakët amerikanë që punojnë dhe jetojnë në Kosovë.

Image

“Në ditën e falënderimeve, bashkë me diplomatët dhe ushtarakët amerikanë që shërbejnë në Republikën e Kosovës. Ata edhe pse janë larg familjeve të tyre, ndodhen në familjen e tyre të re - shtetin më pro amerikan në botë”, ka thënë Veseli pas këtij takimi, nëpërmjet një postimi në Facebook.