Arbëri

Trajkoviq: Me serbët e Kosovës, Vuçiqi po e krijon atmosferën e viteve të 90-ta

Rada Trajkoviq, një bisedë për gazetën e Beogradit “danas” ka thënë se kryetari Serbisë Aleksandar Vuçiqi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës po e do kthimin e viteve të nëntëdhjeta.

Ajo ka shtuar se kryetari i Serbisë po sjell panik te serbët në Kosovë, po i sjell në rrezik ata dhe po i manipulon në mënyrë të tmerrshme.

“Këto janë vite e nëntëdhjeta. E gjithë kjo atmosferë është e viteve të nëntëdhjeta”, thekson Trajkoviq.

Ajo shfaq shumë habi në pse Vuçiqi ngre tensione dhe po vë në rrezik serbët në Kosovë.

“Ky dramatizim, ky hidhërim, vajtim, këto janë të tmerrshme... Nuk e di, nëse ai vërtet ndihet kështu, atëherë ai njëmend ka probleme serioze, ka përfunduar Rada Trajkoviq.

Ajo ka shfaqur habinë madhe kur, siç ka thënë, e ka parë se kush rri ulur në rreshtin parë, gjatë transmetimit drejtpërdrejt të adresimit të kryetari të Serbisë dhe bisedës së tij me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe përfaqësuesve të tjerë të serbëve nga Kosova.

“Po, në rreshtin e parë qëndron Milan Radoiçiq, është ai për të cilin thuhej se nuk e njohin, ju kujtohet? Ai i cili si biznesmen, e përfaqësues dhe udhëheqës i mafisë serbe në veri, ka komentuar sot për gazetën “danas” ish – politikania Rada Trajkoviq , transmeton Koha.net.

Radoiçiq në opinion përmendet shumë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ai përmendet edhe për rolin që ka pasur në futjen e Listës Serbe në koalicionin e PAN-it për të krijuar e Qeverinë e Kosovës. Për t’u arritur ky koalicion, ai ka pasur takime me kryeministrin aktual Ramush Haradinaj.

Milan Radoiçiq sot në Mitrovicë nuk është gjetur nga Policia e Kosovës që kërkohej si i dyshimtë i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

{gallery}