Arbëri

Rakiq: Po të mos tërhiqej ROSU, do të bëhej luftë

Foto: Koha

Prefekti i Mitrovicës veriore Goran Rakiq ka thënë për TV Prva se sot në mëngjes janë arrestuar tre persona, polici kosovar serb dhe dy qytetarë, transmeton koha.net.

Ai thotë se nuk ka asnjë informatë se nga janë dërguar të arrestuarit dhe, sipas tij, gjatë arrestimit ata janë rrahur brutalisht.

Rakiq ka thënë se pjesëtarët e ROSU-së kanë hyrë në banesat e Dragisha Markoviqit, polic dhe të dy qytetarëve në pjesën veriore, Sasha Çurçiqit dhe të Milosh Milosh Roshiq.

"Sikur të mos ishte tërhequr ROSU, nëpër rrugë do t zhvilloheshin luftime”, ka shtuar ai.

Rakiq ka thënë se ka ftuar KFOR-in të jetë në pjesën veriore të Mitrovicës.