Arbëri

Lajmërohet Pacolli, kërkon që nesër të raportojë në Komision

Descriptive Text

Pak orë pasi që kabineti i tij tha se gjendet jashtë vendit me mision deri javën tjetër, ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kërkuar sot pasdite që të raportojë në Kuvend.

Burimet i kanë thënë KTV-së se Pacolli e ka dërguar kërkesën që gjatë ditës së nesërme (e premte), të mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme, në të cilin ai do të raportonte për dështimet e njëpasnjëshme të diplomacisë kosovare.

Por, ende nuk është e qartë nëse raportimi do të ndodhë.

Sipas rregullores, deputetët duhet të njoftohen për takime të tilla 3 dite pune përpara. Rrjedhimisht, ata mund të mos paraqiten nesër në Komision, dhe në mungesë kuorumi raportimi mund të dështojë.