Arbëri

Ismaili thotë se Kosova mbeti në mëshirën e listës esenciale të barnave nga viti 2012

Descriptive Text
Image

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se ministria e Shëndetësisë ka mbetur në mëshirën e listës esenciale të barnave nga viti 2012.

Duke folur për procedurën e nisur listën e re esenciale të barnave, në Rubikon të KTV-së, Ismaili ka thënë se në këtë ministri kishte gjetur tejkalim të kontratave dhe është detyruar t’i ndërpresë.

“Në dhjetor të shkuar kam gjetur tejkalim të kontratave. Është dashur t’i ndërpresim e është shkaktuar kaos i madh. Debati i madh që ka ndodh ishte që a duhet të vendosim njëherë e përgjithmonë rregull që të kemi një sistem të mirë, apo të blejmë sa më shpejtë. Kemi vendosur rrugën më të vështirë. Të marrim çmime referente, me analiza, e të blejmë barna”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosovës i duhet listë esenciale që i takon kohës. Ka thënë se kanë përfunduar shumicën e hapave të mëdhenj dhe pret përfundim të shpejtë të saj.