Arbëri

Policia mohon se i ka hequr targat ndonjë automjeti nga Serbia në Kosovë

Descriptive Text

Policia e Kosovës mohon se janë hequr targa serbe ndonjë automjeti që ka qarkulluar nëpër Kosovë.

Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Daut Hoxhaj, ka thënë se “informacionet e publikuara lidhur me heqjen e targave serbe në rajone të ndryshme të RKS-së janë spekulime”.

Paralajmërohet masë reciprociteti me Serbinë edhe për targa

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit është e obliguar që të zbatoj edhe vendimet e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, në këtë rast Qeverisë së vendit. Qëllimi i angazhimeve të Policisë është: Mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike ne vend; Ndërmarrja e masave parandaluese, dhe masave ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme, si dhe garantimi i lëvizjes së lirë ne tërë territorin e RKS-së”, ka thënë Hoxha.