Arbëri

Fuqitë e mëdha qëndrojnë prapa Haradinajt, por Serbia nuk do ta njohë Kosovën, thotë Vuçiq

Foto: Ilustrim

Deklarata e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se taksa ndaj mallrave të Serbisë do të mbetet në fuqi përderisa Serbia të mos e njohë pavarësinë e Kosovës e ka acaruar shumë kryetarin e serb. transmeton Koha.net.

Duke reaguar ndaj kësaj deklarate, siç përcjell FoNet, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia duhet të përgatitet për luftë të vështirë e të gjatë, sepse pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohë.

Ai në bisedë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ka thënë se deklarata e Haradinjat e sjell në pozitë të tmerrshme Serbinë he kjo dëshmon se prapa saj qëndrojnë fuqitë e mëdha.

"Duhet të përgatitemi për luftë të gjatë e të vështirë sepse pavarësinë nuk do ta njohim”. ka thënë Vuçiq.