Arbëri

Gërxhaliu e quan të ngutshëm refuzimin e Unionit të Përbashkët Doganor

Descriptive Text

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, e ka quajtur të ngutshëm vendimin e Qeverisë që të kundërshtojë Unionin e Përbashkët Doganor të vendeve të ish-Jugosllavisë dhe të Shqipërisë.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se qeveria është dashur të kërkojë analizë të ekspertëve dhe të vendoset se çfarë humbet e çfarë fitohet nga një union i tillë.

“Fjala ‘Jo’ e fuqishme i takon së kaluarës. Duhet të kërkojmë zgjidhje dhe të tregojmë pjekuri. Definitivisht ka qenë mundësi që duhet të mblidhet ekspertizë, të analizohet çka fitohet e çka humbet”, ka thënë ai duke shtuar se Kosova ka mundur të kushtëzojë me këtë marrëveshje edhe për pranimin e Kosovës nga shtetet tjera të Ballkanit që akoma s’e kanë njohur.