Arbëri

Moti në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët.

Vranësirat gjatë ditë së shtune vende-vende u shoqëruan me riga të dobëta shiu dhe me fjolla bore.

Temperaturat minimale lëvizën ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës lëvizën ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

“Java e ardhshme sjell reshje shiu dhe erëra me shpejtësi mbi 20m/s”, përfundon njoftimi i IHMK-së.