Arbëri

Estonia përkrah Kosovën për liberalizim në Këshillin e Ministrave, thotë Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë qëndrimit në Estoni, është takuar me Mart Nutt, shef i grupit parlamentar të miqësisë Kosovë-Estoni.

Në komunikatën nga kjo Ministri thuhet se ai u zotua se ashtu siç Estonia ofroi përkrahje në Parlamentin Evropian me vota unanime, do të ofroj përkrahje edhe në Këshillin e Ministrave.

Lexo edhe: Hoxha thotë se e ka siguruar mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të Estonisë për vizat

Hoxha, thuhet tutje, shprehi gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit dhe marrjen e përvojave në procesin integrues duke theksuar se vendet mike si Estonia, janë vlerë e veçantë e shtetit tonë, Republikës së Kosovës.

“Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe kështu, presim që Këshilli i Ministrave t’i japë fund izolimit dhe miratoj lëvizjen e lirë. Ne jemi të lumtur me miqësinë që ofron Estonia dhe përkrahjen në të gjitha institucionet ndërkombëtare”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se është shumë e nderuar nga takimet e deritashme zyrtare dhe përkrahja që mori për liberalizim.

Mart Nutt, theksoi gatishmërinë e bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave, për vlerat e përbashkëta dhe miqësia e dy popujve, e nxitur nga e kaluara e vështirë por me synime të integrimit me vlerat euro-atlantike.

Ai vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës dhe ritheksoi se ashtu siç votat e euro deputetëve estonezë në Parlamentin Evropian ishin unanime për liberalizim, ashtu do të jetë edhe vota pozitive e Estonisë në Këshillin e Ministrave.