Arbëri

Ç’thotë Raporti i Komisionit të së Vërtetës Serbi-Kosovë

Shkrimtari Josef Martinsen i ka dërguar redaksisë Koha.net dokumentin, siç e cilëson ai, të fundit të deritanishëm në lidhje me Komisionin e së Vërtetës Serbi-Kosovë.

Bëhet fjalë për një raport përfundimtar pesëvjeçar (2013-2018) në lidhje me prezantimin e tij publik në Beograd në lidhje me krimet e luftës të kryera në Kosovë gjatë periudhës 1998-99 nga njësitet ushtarake, policore dhe paramilitare.

Rrethanat dhe qëndrimet politike në lidhje me një qasje për t’i gjetur viktimat, që ende figurojnë të humbur dhe të një pike të përbashkët për pajtim dhe paqe në Serbi dhe Kosovë aktualisht duket e pamundur, shkruan ai.

Përpjekjet e kohëve të fundit për t’u ulur bashkë dhe gjetur një pikë të përbashkët për këmbim të viktimave duken si pjesë teatrale.

Familjet e viktimave po vuajnë 20 vjet pas konfliktit/luftës, ndërsa po shpalosen përpjekjet e supozuara të politikanëve për të bërë diçka.

Në letërporosinë ai kërkon “të na ndihmoni që raportin e bashkangjitur në këtë e-mail ta postoni ne web-faqen tuaj ose në gazetë”, dhe këtë po e bëjmë, me bindjen se ndihmojmë kështu zbardhjen e fatit të viktimave të asaj lufte çnjerëzore.

Në vazhdim Raporti përfundimtar nga Komision i së Vërtetës Serbi-Kosovë 2013/2018 (të dhëna personale nga Josef Martinsen)

Hyrje

Për herë të parë erdha në Serbi dhe Beograd nga Kosova në vjeshtën e vitit 2013 dhe me vete e kisha një dokumentim në lidhje me krimet e luftës të kryera ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës: gra, fëmijë dhe burra në Kosovë nga janari 1998 deri në qershor 1999, të cilët u vranë nga njësitet ushtarake, policore dhe paramilitare. Referencat:

Shih dënimin e 26 shkurtit 2009 nga Dhoma III e Gjykatës, e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi (GJND), për krime kundër njerëzimit të kryera në Kosovëgjatë vitit 1999.

Shih Kosovo Trilogji nga Josef Martinsen- www.kosovotrilogy.comqë përmbanë dokumentime të krimeve të luftës – dy libra dhe një film të cilat mund të shkarkohen falas (serbisht, shqip, anglisht)

Dokumentim nga BIRN-i/ Beograd për krimet e luftës të kryera në Kosovë nga serbët- Trejlër

https://vimeo.com/ondemand/theunidentified/162552335?autoplay=1

Qëllimi i vizitës time në Beograd

Pas përfundimit të dokumentimit tim në vitin 2010 m’u bë e dukshme se qeveria serbe nuk e adresoi popullin e vet në lidhje me krimet e luftës në Kosovë të kryera nga policia, paramilatërt dhe ushtria serbe në vitet 1998-99 dhe lidhjen që ajo e kishte me përgjigjen ushtarake të 24 marsit1999 kur NATO e udhëhequr nga SHBA-ja dhe MB filluan ta bombardonin Serbinë dhe Malin e Zi për 78 ditë në mënyrë që ta detyronin presidentin Milosheviq dhe regjimin e tij të ndërpriste vrasjen grave, fëmijëve dhe burrave civilë shqiptarë nëpër gjithë Kosovën dhe me forcë ti deportonte shqiptarët nga Kosova, pastaj të plaçkiste dhe digjte pronat e tyre. Shih dokumentimin: www.kosovotrilogy.com.

Në ueb-faqen tonë i ftuam njerëzit që të na kontaktonin, veçanërisht ata që kishin qenë dëshmitarë ose kishin marrë pjesë në krime lufte në Kosovë dhe si pasojë përjetonin vuajtje psikologjike dhe fizike nga ndikimi i krimeve të luftës që qeveria në atë kohë i detyroi që të merrnin pjesë.

Ende mungojnë 1658 njerëz: 1097 shqiptarë, 561 serbë dhe romë nga konfilikti i viteve 1998/99 në Kosovë. Shih: www.balkaninsight.com artikulli i datës 10/11-18. Familjet e viktimave dëshirojnë t’i gjejnë të dashurit e tyre dhe që t’i varrosin në vendin e tyre dhe jo në një varr masiv diku në Kosovë ose Serbi.

Pengesat e brendshme në Serbi për një zgjidhje në lidhje me pajtim, të vërtetë, paqe dhe viktimat që ende mungojnë

Ambienti i përgjithshëm politik siç e përjetova në vitet 2013-2018 shtyhet nga mbetjet e regjimit të Milosheviqit të personifikuar nga Aleksandar Vuçiq i cili në vitet 1998/2000 ishte Minister i informimit dhe një forcë shtytëse si ministër për ta krijuar një përshtypje në popullatën serbe se popullata e paarmatosur e Kosovës ishte një kërcënim i madh ndaj Serbisë.

ishte gjithashtu ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër i Parë (2012-2014) dhe kryeministër (2014-2017) dhe president (2017 deri tani).

Aleksander Vuçiq përgjatë viteve ndoshta e ka pasur një ndikim të madh në vështrimet e përhapura që popullata në Serbi merr nga qeveria si i vetmi burim i informacionit. Në atë kohë, ekzistonte një kontroll pothuajse i plotë i mediave dhe cenzurimi ishte në fuqi. Aleksander Vuçiq e lejoi që në vitin 2017/18 një ish gjeneral i dënuar për krime lufte që t’i mësonte oficerët e rinj në Akademinë Ushtarake, një gjeneral që nuk ishte penduar ose nuk kishte pranuar t’i ketë bërë keq civilëve shqiptarë, duke treguar kështu se Vuçiqi nuk ka mësuar nga historia.

Pengesat e brendshme në Kosovë për një zgjidhje në lidhje me pajtim, të vërtetë, paqe dhe viktimat ende të humbura

Është një shprehje që thotë, “nevojiten dy persona për të vallëzuar tango” dhe përvoja ime në Ballkan dhe në Kosovë si dhe Serbi në veçanti është se ata janë të panjohur me “tangon”. Nëse Kosova dhe Serbia do t’i zgjidhin ndonjëherë problemet ata duhet ta kuptojnë shprehjen “nevojten dy persona për të vallëzuar tango”. Në verën e vitit 1999 kur erdha në Prishtinë nga Shkupi, dukej rrëmujë e vërtetë, peisazhi ndërsa po vija me veturë nga Maqedonia në Prishtinë dukej i tmerrshëm, shumë vende ishin plaçkitur dhe djegur. Prishtina është e vendosur në një luginë dhe kudo nëpër kodra shtëpitë digjeshin në mbrëmjet e vonshme për shumë ditë—shqiptarët e Kosovës po merrnin hak kundër fqinjve të dikurshëm serbë duke ua plaçkitur dhe djegur shtëpitë e tyre. KFOR-i britanik ua kishte ndaluar këtë aktivitet por pa sukses.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) e mori përgjegësinë për aktivitetin e nevojshëm praktik dhe politik duke qenë se Kosova tashmë ishte futur nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara në NjuJork. Së bashku me KFOR-in, UNMIK-u duhej të ofronte ligj dhe rregull. Ishte një situatë unike dhe e pashembullt për të gjithë të përfshirët—përgjegjësia e UNMIK-ut ishte që t’i trajnonte dhe vendoste institucionet komunale dhe shtetërore nëKosovë të cilat mbulonin shëndetësinë, arsimin, sistemin e drejtësisë, gjyqtarët, policinë dhe një mori të sferave të tjera si partitë politike dhe organizmat kushtetues. Sektretari i Përgjithshëmi i asaj kohe i OKB-se Kofi Anan e caktoi një përfaqësues special si kreu i UNMIK-ut (PSSP) me pushtet ekzekutiv pa e caktuar, faktkeqësisht, një entitet për ta kontrolluar vetë PSSP-në. Secili prej PSSP-së zakonisht funksiononte për dy vjet dhe deri tani janë caktuar nëntë PSSP sepse Kosova nuk pranohet si anëtar i OKB-së, kështu që Kosova është ende nën protektoratin e OKB-së dhe PSSP-ja në detyrëështë Zahir Tanin nga Afganistani.

Në vitin 1999, me 15 korrik Bernhard Kouchner nga Franca ishte caktuar si PSSP në Kosovë nga Sekretari i Përgjithshëm Kofi Anan. PSSP Bernard Kouchner e kishte një mundësi unike për ta përgatitur skenën, për ndërtimin e një shteti demokratik nga asgjëja, sipas modelit të vlerave të demokracisë së Europes perëndimore por ai dështoi ta bënte atë. Një nga urdhërat ekzekutive më të rëndësishme shkatërrimtare ishte në lidhje me hedhjen e ofertes për lejen e telefonisë mobile të Kosovës pa i rrespektuar rregullat për vlerësimin e ofertave dhe zgjedhjen e më të mirës për Kosovën. Leja e telefonisë mobile i ishte dhënë Monakos në Francë e cila e kishte një ndikim negativ mbi popullatën që mendonte se demokracia si dhe rendi duhej të ishin parimet udhëheqëse. Me 18 gusht 2000, një urdhër ekzekutiv shumë më i rrezikshëm dhe me pasoja shumë më të rënda ishte lëshuar nga Bernard Kouchner dhe ashtu sikurse një legjislacion ishte retroaktiv- “të gjitha institucionet e OKB-së në Kosovë, duke përfshirë punëtorët dhe familjet si dhe ushtarët, një numër i përgjithshëm i 60,000 personave të cilët përgjatëviteve ishin vendosur përmbi ligjin”. Ata nuk mund të paditeshin, ndiqeshin penalisht, arrestoheshin apo të merreshin në pyetje nga një entitet ligjor. Shih

(Dagens Nyheter (Neëspaper in Sëeden) 2007-06-25, Journalist Maciej Zaremba “Report from UNMIKISTAN Land of the Future” Part 1-4)

https://zaremba.wordpress.com/2008/12/13/koloni-kosovo/

Kjo i hapi dyert për një korrupsion masiv dhe shkaktoi probleme për qindra nëse jo mijëra civilë shqiptarë të Kosovës ishin bllokuar me “kriminelë” që punonin për dhe brenda KB-së.

Edhe një PSSP tjetër që e çrregulloi si kre i UNMIK-ut dhe e bëri jetën të mjerë për qytetarët e rëndomtë për vitet në vijim ishte Soren Jessen-Petersen (2004-2006).

(Former SRSG and head of UNMIK Søren Jessen-Petersen – Prishtina Insight June 4-17,2010, page 13. See also www.balkaninsight.com)

GJND në Kosovëpërgjatë viteve nga 1999 deri më 2005 mblodhi informacione në lidhje me kriminelët vendorë dhe ndërkombëtarë që e ndikonin politikën dhe politikanët që përziheshin me kriminelë dhe në vitin 2005 po bëhej gati për një operacion të madh në arrestimin e politikanëve të korruptuar dhe kriminelëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Thuhej që mbi 4000 dosje ishin përgatitur si bazë për paditë e planifikuara. Natën para se të ndodhte arrestimi PSSP Soren Jessen-Petersen e ndaloi gjithë operacionin për shkak se dikush ia bëri një telefonatë? Kjo u zbulua pesë vjet më vonë në vitin 2010 kur Jessen-Petersen ia bëri Kosovës një vizitë të shkurtër (SRSG and head of UNMIK Søren Jessen-Petersen – Prishtina Insight June 4-17,2010, page 13).

PSSP Soren Jessen-Petersen asnjëherë nuk e zbuloi se kush e telefonoi atë natë që e detyroi ta ndërpriste këtë plan të madh për “heqjen qafe” të politikanëve të kriminalizuar dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Të gjitha dosjet ishin mbledhur si dëshmi për arrestimin e politikanëve kriminelë u zhdukën?

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte adoptuar me 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga 120 deputetë, Kuvendi në mënyrë unanime e shpalli Kosovën si të pavarur nga Serbia, ndërsa të gjithë 11 përfaqësuesit e minoritetit serb e bojkotuan seancën. Ishte shpallja e dytë e pavarësisë nga institucionet politike të shumicës shqiptare. E para ishte shpallur me 7 shtator 1990. Legaliteti i shpalljes ishte kontestuar. Serbia kërkoi validitet dhe mbështetje ndërkombëtare për pozicionin e vet se shpallja ishte e jashtëligjshme dhe në tetor 2008 e kërkoi një mendim këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Gjykata vendosi se shpallja nuk e shkelte ligjin ndërkombëtar. Për fund do të përqendrohem në temën e “pensioneve për veteranët”. Ju këshilloj që ta lexoni këtë artikull me kujdes që e mora nga Balkan Insight në lidhje me pensionet e vetaranëve të rremë: http://www.balkaninsight.com/en/page/balkan-transitional-justice-home

gjë që tregon se si figurat udhëheqëse politike e prishën sistemin e pensioneve të luftës dhe lejuan 18,000 veteranë të rremë të UÇK-së për të marrë pensione në lidhje me shërbimin gjatë konfliktit.

Në krahasim, nuk ishte deri në maj të 2018-ës, pas protestave masive përgjatë viteve, që një pension i vogël i ishte dhënë viktimave femra të luftës. Për tetëmbëdhjetë vjet pritjejepër drejtësi nuk ishte dhënë ndonjë pension ose kompensim për viktimat e luftës, pra gratë që u kujdesën për familjen dhe shtëpinë të cilat u përdhunuan dhe u dhunuan nga ushtria, policia dhe parmilitarët serbë për shkak se burrat shqiptarë nuk mund ti mbronin familjet e tyre. Burrat ikën nëpër pyje dhe male që të fshiheshin.

Po tani çfarë?

Në fillim të shekullit njëzet një dritare e mundësisë u hap për popullatën në Serbi dhe Kosovë pasi ishin dëshmitarë të një shkatërrimi të gjatë dhe të dhimbshëm të ish-Jugosllavisë. Poltikanët drejtues në vitet e nëntëdhjeta e kishin përvojën 50-vjeçare të Europës se si të mos silleshin.

Njerëzit e mjerë të Serbisë dhe Kosovës janë bllokuar me politikanë të padijshëm dhe lakmitarëmenjë ego të madhe personale, pa dhembshuri dhe vizion për popullin dhe vendin.

Punëtorët profesionistë të OKB-së i marrin pagat e tyre të larta dhe beneficionet për një vit ose dy dhe pastaj vazhdojnë me letra dëshime të mrekullueshme duke garuar për në pozicion më të lartë në hiearkinë e KB-së. Asnjë njeri, me sa di unë, nuk është mbajtur përgjegjegjës në sistemin e OKB-së. Udhëheqësit përgjegjës të KB-së në UNMIK i shkatërruan mundësitë e Kosovës si “shtet” i ardhshëm demokratik. Klani i vjetër është i paprekur dhe gratë nuk janë individë të barabartë, pavarësisht faktit se ligji thotë se duhet të ketë barazi.

Është e nevojshme që të pastrohet i tërë sistemi politik që është i infektuar nga politikanë të korruptuar, pra komandantët e UÇK-së dhe të ngjashëm të cilët u kanë mësuar ndjekësve të tyre të njëjten sjellje të korruptuar.

Brezi më i ri në Serbi dhe Kosovë duhet të marrin kontroll dhe ta gjejnë mënyrën për të bërë “tango”.

Josef Martinsen