Arbëri

Demarkacioni nuk zgjidhet me konsensus politik, thotë Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e sheh si praktikë të mirë fushatën e filluar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai, në një bisedë në Rubikon të KTV-së, thotë se është mirë të dalësh në terren, ndryshe nuk do të mund të njoftohesh me ndryshimet dhe punën që po bëhet.

Mos nënshkrimi i marrëveshjes së demarkacionit mund të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme, për çka kryeministri theksoi se në bashkëpunim me partnerin e koalicionit dhe në rast të mos-nënshkrimit të marrëveshjes së demarkacioni, vendi mund të shkojë në zgjedhje në muajin qershor.

Mustafa thotë se marrëveshja e demarkacionit nuk mund të zgjidhjet me konsensus politik.

Kryeministri theksoi se deputetët që e kundërshtojnë marrëveshjen e demarkacionit duhet të heqin dorë ngase sic thotë ai është krejtësisht kauzë e rreme.

“Të heqin dorë nga një kauzë për të cilin e dinë edhe vetë që nuk është e saktë. Kauza është kauzë e rrejshme”, ka thënë Mustafa.