Arbëri

BSPK përkrah protestën e zjarrfikësve

Descriptive Text

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka shprehur përkrahje për Sindikatën e Zjarrfikësve për protestën e paralajmëruar për nesër, më 15 nëntor.

Qeveria s’ua zgjidhi kërkesat, Zjarrfikësit përfundimisht në protestë më 15 nëntor

Zjarrfikësit njoftuan se do të mbajnë protestën të enjten për shkak se qeveria nuk ua ka përmbushur kërkesat. Tani BSPK thotë se gjithmonë do të jetë zëri i punëtorëve dhe në përkrahje të sindikalistëve prë realizimin e qëllimeve sindikale.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes kësaj komunikate i shprehë përkrahje Sindikatës së Zjarrfikësve lidhur me protestën e paralajmëruar të mbahet nesër me dt. 15.11.2018 përmes së cilës kërkohet:

Qe të rregullohet statusi i tyre juridik;

Të sigurohet vija buxhetore dhe të nivelizohen pagat më shërbimet tjera emergjente;

Te kompensohen për punën jashtë orarit, ndërrimin e natës, punën e vikendeve dhe ditëve të festave;

Të kompensohen shërbimet mjekësore nga lëndimet në vendin e punës;

Të kenë pajisje të duhura për ta kryer punën e tyre ngase pajisjet momentale janë tejet minimale dhe çdo ditë rrezikohet siguria dhe shëndeti i tyre në punë etj”, thuhet në një njoftim të BSPK-së.

BSPK ka shprehur keqardhje “për zvarritjet e tilla që i janë bërë kësaj kategorie të punëtorëve në zgjedhjen e çështjeve shumë esenciale që lidhet më të drejtat e tyre nga marrëdhënia e punës si dhe me diskriminimin e deritanishëm që u është bërë zjarrfikësve, ndaj kërkon nga institucionet relevante që sa më shpejtë të reflektojnë në përmbushjen e kërkesave të kësaj kategorie të punëtorëve”.