Në projektligjin e hartuar nga Ministria e Drejtësisë për përgjegjësinë disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët, në nenin 8, pika 1.7, është propozuar që edhe Ministri i Drejtësisë të mund të bëjë propozim për nisje të hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kjo cilësohet si ndërhyrje e politikës në drejtësi nga Zyra e Prokurorit Disiplinor, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZef Prendrecaj, nga Zyra e Prokurorit Disiplinor, thotë se dhënia e kompetencave Ministrit të Drejtësisë për inicim të hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve përbën shkelje kushtetuese.
Raportimi i djeshëm i KTV-së për këtë çështje ka ngjallur reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Në reagimin e tyre nuk është mohuar se Ministri i Drejtësisë do të mund të propozojë hetime disiplinore.
Për këtë temë, në fillim kishte pranuar të flasë edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, por më vonë ka ndërruar mendje.