Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, duke ju bashkangjitur Rrjetit Evropian të Shoqatave simotra, sot me datë 18 Prill 2017 ka kremtuar ditën e të drejtave të pacientëve përmes një aktiviteti i cili kishte për qëllim informimin e qytetarëve me të drejtat që kanë në kujdesin shëndetësorë.
Ky aktivitet është zhvilluar nën moton “Pacientët kanë të drejta, kërkojini ato”!
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktiviteti është zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ku janë shfaqur postera informues me të Kartën e të Drejtave të Pacientëve si një dokument themelorë për të drejtat e pacientëve.
Gjithashtu, për qytetarët janë shpërndarë edhe fletëpalosje me përmbajtje të të drejtave të tyre si pacientë dhe të drejtave që kanë në shëndetin seksual dhe riprodhues. Në kontakt me qytetarë, u vërejt një nevojë e madhe e promovimit të të drejtave dhe ky aksion ishte shumë i mirëpritur për ta.
Me qëllim të njohjes së kontributit të gjithsecilit në shërbim të pacientëve, PRAK për çdo vit ndan çmimin e pacientit “Dora e Ngrohtë”, i cili këtë vit i është ndarë fshatit Dejnë të komunës së Rahovecit, të cilët në mënyrë të organizuar që nga viti 2002 dhurojnë gjak.