Arbëri

Ukë Rugova kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës?

Burime të 'shqiptari.eu' marrin vesh se një grup aktivistësh të nëndegëve të Qendrës, Dardanisë dhe Ulpianes kanë filluar takime intensive që djali i presidentit historik Ibrahim Rugova, Ukë Rugova të jetë kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

“E kemi marrë këtë nisme sepse besojmë që elektorati i Prishtinës në mënyrë unanime do ta mbështeste Ukë Rugovën”, thuhet të ketë thënë një zyrtar i LDK-së në kryeqytet.