Arbëri

Delawie i gëzohet miratimit të një ligji

Ambasadori Amerikan në Kosovë Greg Delawie ka përkrahur miratimin e Ligjit të ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,duke e vlerësuar si një hap konkret kundër luftimit të korrupsionit.

“Me kalimin e ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, kuvendi mori hap konkret ne luftimin e korrupsionit. Lajm i shkëlqyeshëm(shume i mire)!”,shkruan Delawie, në Twitter.

Gjatë seancës plenare të së martës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjit e ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.