Arbëri

Rriten gjobat për ata që u shesin alkool e duhan personave nën 18-vjeç

Foto: Koha / ilustrim

Të rinjtë nën moshën 18-vjeçare, deri së voni, kanë mund të blejnë të gjitha produktet, përfshirë edhe alkoolin dhe duhanin. Fëmijët apo adoleshentët, i kanë blerë këto produkte nëpër dyqane, ndërkaq nuk ka munguar as dukuria e konsumimit të tyre nëpër kafeteri apo restorante.

Ndonëse Ligji për mbrojtjen e konsumatorit ekziston, dhe ka paraparë ndalesën për shitjen e produkteve të duhanit dhe alkoolit nën moshën 18-vjeçare, kjo nuk është respektuar.

Ndërkaq, së fundmi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka marrë vendim që neni 15 i Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit të zbatohet me përpikëri. Në të kundërtën, ka paralajmëruar dënime nëse këto produkte u shiten të rinjve nën moshën 18-vjeçare. Gjobat me ligj për shitësit, sillen nga një mijë deri në dhjetë mijë euro.

Sociologët e konsiderojnë shtrëngimin e masave për shitjen e produkteve të ndaluara për të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare, si të domosdoshme, duke tërhequr vërejtjen se kontaktet e fëmijëve apo të rinjve me këto produkte, i kanë efektet e veta negative.

Artikullin e plotë e gjeni në Radio Evropa e Lirë