Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Apeli për tre muaj zgjidhi afër tre mijë lëndë

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë tre mujorit të parë te vitit 2017 ka kryer gjithsej 2 761 lëndë.

Prej tyre 899 në lëndë civile, 406 penale të përgjithshme, 19 penale për te mitur, 178 penale – krime të rënda, 238 penale të ndryshme, 633 ankesa kundër paraburgimeve, 108 lëndë administrative, 51 ekonomike dhe 229 kundërvajtje, njofton kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në bazë të kësaj del se secili gjyqtar, prej 34 sa ka aktualisht kjo gjykatë, ka kryer mesatarisht nga 81 lëndë në tre muaj ose nga 27 në muaj. Pavarësisht këtij angazhimi, numri i lëndëve të pa zgjidhura është 12 025, shifër kjo tejet e lartë. Kjo ngase Gjykata e Apelit, e ka filluar vitin 2017 me 11 206 lëndë te pa kryera ndërsa gjatë tre mujorit të parë të viti 2017 kanë ardhur edhe 3 520 lëndë te reja.