Arbëri

Gashi: Kosova pa infrastrukturë të mbrojtjes nga sulmet kibernetike

Descriptive Text

Luan Gashi ka alarmuar se Kosova është e cenueshme ndaj krimeve kibernetike, për përmasat e të cilave ka thënë se mund të jenë të paimagjinueshme dhe katastrofale për vendin. Sipas tij, vendi nuk ka bërë mjaftueshëm për ta ndërtuar infrastrukturën mbrojtëse.

Gashi ka qenë i angazhuar në kolegjin UBT, e tani ligjëron në Cacttus Education. Ka realizuar disa punime dhe prezantime në konferenca, në të cilat e ka trajtuar problemin e sigurisë kibernetike kombëtare dhe e ka shtruar nevojën për ngritjen e një qendre të sigurisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ai ka folur për shkallën e sigurisë kibernetike në Kosovë, për potencialin që kanë sulmet kibernetike, por edhe për pasojat e tyre.

Ka treguar edhe arsyet pse Kosova, ndryshe nga rajoni, përballet me sfida më të rënda që lidhen me këtë lloj sigurie./Besnik Krasniqi

(Artikullin e plotë lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)