Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, sot prezanton të dhënat, materialet dhe gjetjet.
Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur dje takimin e radhës, në të cilin debatoi dhe bëri përgatitjet e fundit për prezantimin e Draft-raportit para se t’i prezantojë publikisht gjithë dokumentacionin dhe rezultatet që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas këtij komisioni, prezantimi publik i të gjitha të dhënave, materialeve dhe gjetjeve do të bëhet sot, në mjediset e Qeverisë, ndërkaq diskutimi publik do të zgjasë nga 21 shkurti deri më 24 shkurt, nga ora 10:00 - 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Përfaqësuesi i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Fitim Humolli e ka braktisur dje në mënyrë demonstrative takimin, duke deklaruar se komisioni është jo profesional, ndërsa matjet që prezantohen nuk janë të sakta.