Arbëri

Hoxhaj: Politika e Bosnjës zgjatje e Beogradit, tarifa mbetet në fuqi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se politika e jashtme e Bosnjës është zgjatje e politikës së jashtme të Beogradit, dhe politika e tyre ndaj Kosovës është qartësisht anti-Evropiane.

Pas vënies së masave në import dje nga ana e Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjës, Hoxhaj ka thënë se Kosova është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal por nuk do t’i heq masat në import ndaj Bosnjës derisa sjellja e tyre anti evropiane ndaj Kosovës të ndryshojë.

“Politika e jashtme e Bosnjës është zgjatje e Beogradit. Është e qartë politika e tyre antievropiane ndaj Kosovës. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për bashkëpunim, por këto masa nuk do të hiqen derisa një sjellja e tyre ndaj Kosovës nuk ndryshohet”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Kosova dje vuri tarifë prej 10 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, pas fushatës agresive dhe sjelljeve destructive të Serbisë ndaj Kosovës.