Arbëri

Thaçi i kërkoi përkrahje për vizat dhe Interpolin, Franca i premton mbështetje në rrugën euroatlantike

Descriptive Text

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Drejtoresha për Evropën Kontinentale në ministrinë për Punë të Jashtme të Francës, Florence Mangin, që të vazhdojë përkrahja e Francës për Kosovën, me theks për anëtarësim në Interpol dhe liberalizim vizash.

Në një njoftim nga presidenca, theksohet se Mangin është shprehur që Franca e mbështetë rrugën euroatlantike të Kosovës.

Thaçi e Mangin kanë biseduar edhe për Forumin e Paqes që do të mbahet në Paris më 11 nëntor. Thaçi konfirmoi se do të jetë në Paris në në komemoracionet për veteranët dhe viktimat e Luftës së Parë Botërore, por edhe për të shënuar inaugurimin dhe edicionin e parë të Forumit të Paqes, iniciativë kjo e presidentit Macron.