Arbëri

Ministri dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për sigurinë përgjatë kufijve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, dhe komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral-Major, Salvatore Cuoci, kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti për sigurinë përgjatë kufijve.

Sipas njoftimit nga MPB-ja, u vlerësua se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile.

“Në këtë takim u vlerësua se komunikimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se duhet të punohet edhe më shumë që të avancohet ky komunikim. Ministri Mustafa falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës, gjë që është me rëndësi të madhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që vazhdimi i bashkëpunimit në mes tyre të vazhdojë edhe më tutje”, thuhet në njoftim.