Arbëri

Krasniqi pendohet pse pranoi që Milaim Zeka të garojë si deputet i Nismës

Descriptive Text

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, u ka kërkuar falje qytetarëve të Kosovës, familjeve shqiptare, për deputetin Milaim Zeka.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për asgjë në jetën e tij politike që ka bërë nuk pendohet, por pendohet pse pranoi që Milaim Zeka të hyjë në garë për deputet në listën e Nismës.

“Nëse gjatë këtyre viteve pendohem për ndonjë veprim timin është: Pranimi i Milaim Zekës që të garoi në Listën e Nismës për deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Për ketë gabim timin, qytetarëve të Kosovës, burrave e grave u kërkoj falje! U kërkoj falje për gjuhën që ai përdor në Kuvendin e Kosovës dhe e cila gjuhë e degraduar hynë në çdo familje shqiptare. Sinqerisht, qytetarëve të Kosovës, familjeve shqiptare u kërkoj falje prej më të sinqertave”, ka shkruar më tej Krasniqi.

Krasniqi e Zeka ka kohë që po përplasen në distancë, e kjo përplasje ka nisur që nga ngritja e aktakuzës ndaj deputetit Zeka për mashtrim me viza pune për në Gjermani.