Arbëri

Caktohet data e zgjedhjeve në Shqipëri

Foto: Presidenca Shqiptare

Në 30 qershor të vitit 2019 do të zhvillohen zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. Data është dekretuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta i cili hyn në fuqi menjëherë.

Disa ditë më parë kryetari i shtetit zhvilloi takime konsultative me kryetarët e grupeve parlamentare. Referuar kodit zgjedhor dy datat e mundshme ishin 23 dhe 30 qershori, shkruan Abcnews.

Presidenti Meta ka vendosur që zgjedhjet për pushtetin vendor të zhvillohen të dielën e fundit të muajit qershor.