Arbëri

Ahmeti: Dehari vdiq në duar të pushtetit, nuk duhet të ndalemi së kërkuari drejtësi për të

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka kujtuar Astrit Deharin që sot iu bënë 2 vjet nga vdekja e tij.

“Sot, para dy viteve, Astrit Dehari humbi jetën në burgun e Prizrenit. I akuzuar dhe I pa intervistuar fare, Astriti u mbajt në burg paarsyeshëm dhe padrejtësisht për muaj të tërë. Pavarësisht rrethanave, Astriti vdiq në duart e pushtetit. Deri më sot, askush nuk ka dhënë përgjegjësi, as politike e as ligjore”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Astriti, shkruan Ahmeti, ishte shembullor në çdo punë e aktivitet ku ka marr pjesë, qoftë në aspektin profesional, qoftë në rrafshin njerëzor.

“Por mbi të gjitha, ishte një qytetar i Republikës I cili vdiq sepse ishte padrejtësisht në burg. Shoqëria jonë nuk duhet të ndalet së kërkuari drejtësi për Astritin. Në raste të caktuara drejtësia e krejt shoqërisë varet nga drejtësia në raste individuale. Rasti I Astritit është rast i tillë. Nuk mund të flasim për drejtësi në Kosovë përderisa nuk ka drejtësi për Astrit Deharin”, ka përfunduar Ahmeti postimin e tij duke kujtuar Deharin.

Lexo edhe: Me homazhe nderohet Astrit Dehari në 2 vjetorin e vdekjes