Arbëri

Në prag të dy vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, Gashi pyet: A do të zbulohen ndonjëherë vrasësit e tij

Descriptive Text

Nesër bëhen dy vjet që nga vdekja e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, e që nga atëherë ende nuk ka zbardhje të rastit të tij.

Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, përmes një postimi në Facebook thotë se as pa dy vitesh nuk ka rezultate të hetimeve të pavarura, ndërsa shton pyetjen nëse ndonjëherë do të zbulohen vrasësit e Astrit Deharit, transmeton Koha.net.

“As pas dy vitesh nuk kemi ende përfundim të hetimeve për vrasjen e Astrit Deharit, dhe as rezultate të hetimeve të pavarura, e në kuadër të këtyre hetimeve edhe ekspertiza nga Instituti i Qendrës Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne të Zvicrës. A do të zbulohen ndonjëherë vrasësit e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi.

Ai ka shpërndarë edhe një video nga emisioni në Rubikon të KTV-së, i realizuar dy vjet më parë, me ç’rast Gashi kishte sjellë detaje nga autopsia e Astrit Deharit.