Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjashtë të vdekur në vendin e punës më 2017

Gjashtë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës në muajt e parë të vitit 2017, ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, ka paralajmëruar që javën e ardhshme inspektorët do të shtojnë kontrollet nëpër kompanitë e ndërtimit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëm gjatë muajit prill kanë vdekur dy punëtorë. Njëri më 11 prill në Prizren ka vdekur pasi e ka zënë dheu duke hapur kanal, e tjetri më 15 prill është rrëzuar nga një objekt në ndërtim në rrugën “Bekim Fehmiu”, duke marrë lëndime të rënda, që i kanë shkaktuar vdekjen.

Gjendja në sektorin e ndërtimit, sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, është e rëndë dhe paralajmëruese se ky vit mund të përfundojë me numër rekord të vdekjeve.

“Nëse vazhdon me këtë trend, fatkeqësisht mund të kalojë shifrën 20 të punëtorëve të vdekur. Do të jetë rekord, ngaqë ende nuk jemi në periudhën e pikut të punës, pasi nga qershori fillon puna më e madhe”, ka thënë Jusuf Azemi.

Ka shtuar se jo vetëm ndërtimtaria, por edhe në disa fabrika ka pasur raste kur punëtorët kanë gjetur vdekjen në vendin e tyre të punës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.