Arbëri

QKUK-ja bëhet me 750 shtretër të rinj

Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot i janë dorëzuar 300 shtretërit e parë nga kontingjenti prej 750 sish, të cilët janë blerë për klinikat e saj.

Nga 750 shtretër të cilët kanë vlerën prej 1.3 milion euro, 300 prejt yre janë me 3 thyerje, 100 me 4 thyerje, 15 shtretër janë me 4 thyerje për Ortopedi, 20 shtretër janë transportues dhe 300 të tjerë mekanikë.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se me ardhjen e këtyre shtretërve do të përmirësohet qëndrimi i pacientëve nëpër klinikat e QKUK-së.

“Blerja e shtretërve të rinj do të përmirësoj hospitalizimin e qytetarëve tanë, i cili deri më sot nuk ka qenë në nivelin më të mirë”, ka thënë ai.